Votuesit zviceranë kanë mbështetur martesat e të njëjtit seks sipas projeksioneve të referendumit të mbajtur të dielën.

Më shumë se 60% kanë votuar pro masës, e cila do të vendoste në të njëjtën linjë Zvicrën me pjesën më të madhe të Europës. Grupe të Kishës dhe partitë opozitare konservatore e kanë kundërshtuar idenë, duke thënë se ajo do të minojë famijen tradicionale.

Zvicra ka lejuar disa çifte homoseksuaele të regjistrojnë lidhjen e tyre që prej 2007 por disa të drejta janë të kufizuara. Masa do tu mundësojë çifteve të të njëtit seks të bëhen prindër.

Përgjatë 20 viteve të fundit shumica e vendeve perëndimore ne Europë kanë njohur martesat homoseksuale por në Zvicër vendimet e mëdha merren në referendume kombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";