Zvicra do të ngrijë të gjitha asetet e kriptove të mbajtura brenda kufijve të saj e që janë në pronësi të rusëve dhe bizneseve të vendit që kanë sanksione të vendosura nga BE.

Këshilli federal tha të premten se synonte sërish të përputhej me gamën e fundit të sanksioneve të vendosura nga Brukseli ndaj Moskës për luftën e saj në Ukrainë, duke shtuar se do të përfshijë edhe dispozitën e kundër kriptomonedhave.

Zvicra është bërë vitet e fundit një nga qendrat më të mëdha në botë për asetet financiare të bazuara në blockchain.

Një zyrtar i lartë në ministrinë e financave tha se ishte thelbësore të ndërmerrej një hap shtesë kundër aseteve të kriptomonedhave, sepse vendi donte të “mbronte integritetin” e industrisë së tij të kriptomonedhave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";