Qeveria zvicerane vendosi të mërkurën veton ndaj kërkesës së Danimarkës për të dërguar transportues të blinduar ushtarakë të prodhimit zviceran për në Ukrainë, duke cituar politikën e saj të neutralitetit për të mos dërguar armë në zonat e konfliktit.

 

Duke cituar konfirmimin e agjencisë, televizioni kombëtar zviceran, SRF bëri të ditur se Sekretariati Shtetëror për Marrëdhëniet Ekonomike (SECO) hodhi poshtë kërkesën e Danimarkës për të dërguar rreth njëzet automjete ushtarake “Piranha III” në Ukrainë. SECO nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së agjencisë së lajmeve Reuters mbi vendimin e marrë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si shtet neutral, Zvicra kërkon që të gjithë shtetet e huaja që blejnë armë të prodhimit zviceran të kërkojnë leje për ri-eksportimin e tyre.

 

Në prill ata vendosën veton e tyre për ri-eksportimin e municioneve të prodhimit zviceran, të përdorura në tanket kundërajrorë q Gjermania po dërgon në Ukrainë. Ata gjithashtu kundërshtuan kërkesën e Polonisë për të blerë armë për t’i ardhur në ndihmë fqinjëve të Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe nga e kaluara Zvicra ndryshoi qëndrim dhe miratoi sanksionet e Bashkimit Evropian, të vendosura për të ndëshkuar Rusinë mbi pushtimin e Ukrainës, një sulm që Moska e përshkruan si një operacion të posaçëm ushtarak për çarmatosjen dhe “de-nazifikimin” e Ukrainës.

 

Por neutraliteti zviceran tashmë përballet me provën e tij më të madhe në dekada ndërsa një debat i brendshëm po zhvillohet mbi mënyrën se si të interpretohet politika që e mbajti Zvicrën jashtë të dy luftërave botërore gjatë shekullit të 20-të./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";