Sulmet ndaj Ukrainës që nisën orët e para të mëngjesit sot janë pjesë e një “faze fillestare” të një pushtimi rus në vend, tha sot një zyrtar i lartë i mbrojtjes në SHBA.

“Ka të ngjarë që ju do ta shihni sulmin të shpalosur në faza të shumta, se sa kohë, nuk e dimë, por ajo që po shohim tani  janë fazat fillestare të një pushtimi në shkallë të gjerë,” tha zyrtari i lartë i mbrojtjes, shkruan CNN.

“Ata janë duke bërë një lëvizje në Kiev,” tha zyrtari. Sulmi, i cili filloi me lëshimin e raketave në Ukrainë rreth orës 21:30 të mbrëmjes së kaluar, përfshin “tre drejtime kryesore sulmi”, tha zyrtari.

“Ka një sulm nga jugu në veri në thelb nga Krimea në një qytet të quajtur Kherson, një sulm tjetër nga veriu i Ukrainës qendrore në jug “nga Bjellorusia në Kiev, dhe sulmi i tretë  në veriperëndim dhe verilindje të Kievit të Kievit”, tha zyrtari amerikan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne ende besojmë sipas vlerësimeve tona, se ata kanë çdo qëllim që të instalojnë metodën e tyre të qeverisjes në Ukrainë”, u shpreh zyrtari.