Pajisja me avionë luftarakë F-16 shihet si një shpresë nga Ukraina për të ndryshuar në mënyrë radikale kundërofensivën ndaj Rusisë. Disa shtete, me në krye SHBA, janë ofruar për të trajnuar ushtarët ukrainas për përdorimin e këtyre mjeteve ajrore.

 

Zyrtarët ukrainas shprehen se ka një pabarazi përballë Rusisë në luftën në ajër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk ka barazi në ajër. Kjo ndërlikon shumë nga çështjet që ekzistojnë sot në front. Sapo F-16 të shfaqen dhe të përdoren nga Forcat tona të Armatosura në masën më të plotë, më besoni, situata do të ndryshojnë rrënjësisht para syve tanë”, deklaroi Oleksii Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, në një intervistë për Radio Liberty.

 

Norvegjia, së bashku me Danimarkën dhe Holandën, janë zotuar të ofrojnë avionë luftarakë F-16 për Ukrainën, por ata nuk kanë gjasa të jenë në shërbim të Forcave Ajrore të Ukrainës deri në vitin e ardhshëm, sipas zyrtarëve të SHBA dhe NATO-s. SHBA njoftoi të enjten se do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët e avancuar  në tetor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";