Zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov sot u takua me Ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Christina Thimonier.

Zv. kryeministri Dimitrov falënderoi ambasadorin francez në largim për angazhimin e tij personal dhe punën parimore në drejtim të zhvillimit të vlerave demokratike dhe evropiane në vendin tonë, duke i dëshiruar suksese në angazhimet e tij profesionale.

“Realizuam një angazhim strategjik, u bëmë aleatë në NATO. “Besoj se do të punojmë së bashku për aleancën evropiane”, tha Dimitrov, duke theksuar se metodologjia e re e krijuar me iniciativë të Francës jo vetëm që do t’i japë cilësi procesit, por gjithashtu do të kontribuojë në integrimin e bazuar në merita, sipas zbatimit të reformave konkrete.

Dimitrovi shprehu kënaqësinë për njoftimin për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në mesin e përparësive gjeografike për bashkëpunim zhvillimor të Francës, në kuadër të planeve të ardhshme të Qeverisë Franceze për Ballkanin Perëndimor, i cili do të kontribuojë në forcimin e ndikimit francez si një aktor ndërkombëtar për zhvillim të rajonit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

​​Takim lamtumirës i Dimitrovit me ambasadorin francez ​​Thimonier shkruan Telegrafi.