Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1543 testime për coronavirus, ndërsa 113 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-35, Kumanovë-12, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-11, Veles-2, Manastir-7, Ohër-6 dhe vende tjera me më pak raste.

Kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë, prej tyre tre nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Struga dhe një nga Ohri. Pesë të moshës mbi 50 vjeç dhe një i moshës 22 vjeç, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 259 pacientë të shëruar. Më shumë nga Shkupi, 103 persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 11399, prej të cilëve 7480 janë shëruar, ndërsa 517 kanë ndërruar jetë. Raste aktive për momentin janë 3402./Telegrafi/

113 raste të reja, 259 të shëruar dhe gjashtë persona të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";