Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë informacionet më të reja lidhur me bilancin ditor për 24 orët e fundit për të infektuarit me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Janë bërë 484 testime, prej të cilëve pozitivë janë 37 raste. Shumica prej tyre në Gjevgjeli me 12 raste, 9 në Shkup, 5 në Prilep dhe 3 në Tetovë.

Sot janë regjistruar 251 raste të shëruar nga COVID-19.

Për fat të keq nga coronavirusi kanë vdekur gjashtë pacientë të cilët kanë qenë të shtrirë në spital.
-Nga Shkupi një 73 vjeçar/e
-Nga Struga një 79 vjeçar/e
-Nga Kriva Palanka një 63 vjeçar/e
-Delçeva një 86 vjeçar/e
dhe nga Kërçova një 74 vjeçar/e.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithësejt të vdekur nga COVID-19 në vend sot janë bërë 623 viktima, të infektuar nga fillimi janë 15127 qytetarë, të shëruar 12486 qytetarë. Rastet aktive janë 2018. /Telegrafi/

The post 37 raste të reja dhe gjashtë viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.