Analiza e aksidenteve në komunikacion dhe shkeljeve të rregullave të trafikut për gjashtë mujorin e parë të vitit 2020 tregon se është ulur ndjeshëm numri i fatkeqësive në komunikacion dhe arsye kryesore për këtë dukuri, sipas SPB Tetovë, është edhe periudha e izolimit dhe ndalesës së qarkullimit si shkak i pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit kanë ndodhur 3556 shkelje të rregullave të komunikacionit. Ky numër është ndjeshëm më i vogël se periudha e njejtë në vitin e kaluar 2019. Në Tetovë dhe rrethinë kanë ndodhur 2609 raste ku janë shkelur rregullat e komunikacionit ndërsa në Gostivar dhe rrethinë janë bërë 947 shkelje. Ky numër është për 8300 raste më i vogël se në periudhën e njejtë gjatë vitit të kaluar. Nga këto shkelje në komunikacion janë lëshuar edhe vendime për dënim adekuat” thonë nga SPB Tetovë.

Nga atje thonë se shkaku kryesor në shumicën e rasteve me shkelje në komunikacion është vozitja e shpejtë, jashtë kufijve të lejuar nëpër rrugë. /Telegrafi/

8300 shkelje të rregullave të trafikut më pak në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, se vitin e kaluar shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";