Dje është regjistruar numri më i madh i rasteve të reja me COVID-19 deri, por gjithashtu është regjistruar numër rekord i pacientëve të shëruar nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Instituti për Shëndet Publik dje ka regjistruar 368 persona të shëruar. Sipas qyteteve: Shkup-113, Kumanovë-28, Dibër-8, Shtip-15, Prilep-1, Tetovë-40, Strugë-52, Veles-1, Ohër-57, Kavadar- 1, Gostivar-8, Kriva Pallankë-4, Koçan-1, Probishtip-1, Vallandovë-2 dhe Resnje-4.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar deri më tani ka arritur në 3.960 persona.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 7.777. Numri i të vdekurve është 368 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.449./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Afër 4.000 persona janë shëruar nga coronaviursi në Maqedoni shkruan Telegrafi.