Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Ballkan Talks” në Euronews Albania deklaroi se për dy vjet do të përfundojë autostrada Shkup – Bllacë.

Ahmeti shtoi se projektet infrastrukturore janë shumë të rëndësishme për vendin sidomos korridori 8.

“Projektet infrastrukturore janë shumë të rëndësishme dhe besoj se brenda këtyre 5 viteve të realizohen, sidomos korridori 8 që është shumë i rëndësishëm për ne si shtet por edhe për Shqipërinë dhe rajonin. Si pjesa e hekurudhës ashtu edhe pjesa automobilistike. Mendoj se brenda këtyre dy viteve të përmbyllet autostrada Gostivar – Qafë Thanë si dhe autostrada Shkup Bllacë”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Euronews Albania.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ahmeti: Autostrada Shkup – Bllacë do të përfundojë për dy vjet shkruan Telegrafi.