Në Bullgarinë fqinje, Akademia e Shkencave po vë veton mbi negociatat me Maqedoninë.

Akademia e Shkencave të Bullgarisë informon se mbështet qëndrimin e Qeverisë bullgare për të mos pranuar kornizën e propozuar negociuese të Komisionit Evropian për Maqedoninë.

“Akademia e Shkencave të Bullgarisë mbetet besnike ndaj traditave të saj për tu kujdesur për tokat dhe natyrën bullgare, gjuhës së letërsisë dhe historisë Bullgare dhe monitoron nga afër zhvillimin e marrëdhënieve midis Shkupit dhe Sofjes”, thonë nga Akademia bullgare.

Akademia është kategorike se do të vazhdojë të mbrojë me mjete shkencore të vërtetën historike për të kaluarën e rajonit historiko-gjeografik të Maqedonisë, përfshirë përkatësinë etnike dhe kulturore bullgare të shumicës së banorëve të saj./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Akademia e Bullgarisë mbështet veton ndaj integrimit të Maqedonisë shkruan Telegrafi.