Një shofer ndërron jetë, ndërsa tre udhëtarë janë lënduar, pasi një veturë me targa të Shkupit doli jashtë rrugës në autostradën Kumanovë-Shkup.

Siç informojnë nga Ministria e Brendshme, dje në orën 23:30 një veturë “Mercedes” me targa të Shkupit, drejtuar nga S.T. (25) nga fshati Agino, doli nga autostrada Kumanovë-Shkup, afër fshatit Agino. Pas aksidentit, shoferi dhe udhëtarët u transferuan në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” në Shkup, ku për S.T. u konstatua vdekja, ndërsa udhëtarët ZH.GJ. F.D. dhe B.A. kanë marrë lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer inspektim policia nga SPB Kumanovë./Telegrafi/

Aksident në rrugën Kumanovë-Shkup, humb jetën një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";