Një person humbi jetën dje në një aksident komunikacioni në rrugën Prilep-Manastir, njoftoi MPB.

“Dje në orën 11:15 ishte denoncuar se në rrugën Prilep – Manastir, para qarkores ‘Lagovë’, një veturë ‘fiat bravo’, me targa të Prilepit, e drejtuar nga S.P. (52) nga Prilepi, ka dalë nga rruga. Në vendin e ngjarjes kishte humbur jetën shoferi. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore kishte konstatuar vdekjen”, informojnë nga MPB.

Ishte bërë mbikëqyrje nga ekipi inspektues nga Stacioni Policor – Prilep dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i të vdekurit ishte dorëzuar për autopsi.

Aksident në rrugën Prilep-Manastir, humb jetën një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";