Mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti mes dy makinave në rrugën Shtip-Koçani ka ndërruar jetë një 71 vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15 në afërsi të udhëkryqit në Fshatin Kuçinqino. Në aksident janë përfshirë makina e tipit “VW Polo” me targa të Radovishit që po drejtohej nga 71 vjeçari S.Z. dhe makina e tipit “Ford Fokus” me targa të Radovishit që po drejtohej nga 29 vjeçari N.R. nga Shtipi.

Si pasojë e plagëve të marra, në vendin e ngjarjes jetë ka ndërruar 71 vjeçari S.Z. derisa N.R është shtrirë në Spitalin e Koçanit për ndihmë mjekësore./Telegrafi/

Aksident në rrugën Shtip-Koçan, humb jetën një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";