Tridhjetë e një vjeçari nga fshati Nerovë të Krushevës ka marrë lëndime nga aksidenti që ndodhi sot në rrugën Tetovë – Gostivar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën për dalje drejt Kamnjanit.

“Në aksident kanë marrë pjesë dy automjete. Mercedes me tabela të Gjermanisë e drejtuar nga N.U (55) nga fshati Debresh i Gostivarit dhe BMW me tabela të Krushevës e drejtuar nga E.A (31) nga fsahti Nervoë”, thonë nga SPB Tetovë.

Sipas zëdhënësit të SPB – Tetovë, Marjan Josifovski, në aksident automjeti BMW ka dalë prej rrugës, dhe shoferi ka mbetur me lëndime të lehta. Shoferi i mercedesit gjithashtu ka qenë i vetëm në automjet dhe nuk është lënduar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksident në rrugën Tetovë – Gostivar, lëndohet një person shkruan Telegrafi.