Këshilltari ekonomik në Ambasadën e Federatës Ruse në Maqedoni, Vlladimir Hrisanfov, tha se në fillim të vjeshtës ata i ofruan qeverisë së Maqedonisë të vendosë kontakte me fondin rus për investime të drejtpërdrejta dhe të negociojë mundësinë e blerjes së vaksinës ruse.

“Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe na informoi se personi kontaktues për këtë çështje do të jetë profesoresha Aleksandra Grozdanova, shef i Komitetit Kombëtar të Imunizimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Profesoreshës Grozdanova iu dhanë të gjitha informacionet e nevojshme të kontaktit. Një letër u dërgua gjithashtu nga përfaqësuesi i Fondit rus të investimeve direkte, i cili fatkeqësisht mbeti pa përgjigje. Sa i përket kohës së dorëzimit, kjo do të varet drejtpërdrejt nga kur do të dorëzohet kërkesa dhe rezultatet e negociatave në këtë kontekst”, tha Hrisanfov për “Sitel”.

I pyetur se cilat vende e kanë porositur deri më tani, Hrisanfov theksoi se më shumë se 50 vende kanë dërguar kërkesa për furnizimin e mbi 1.2 miliardë dozave të Sputnik V./Telegrafi/

Ambasada e Rusisë: I kemi ofruar Qeverisë së Maqedonisë që të blejë vaksinën ruse kundër coronavirusit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";