Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, sot deklaroi se kontrollet e përforcuara në trafik e kanë ulur numrin e aksidenteve në vend.

Ai tha se ky informacion bazohet në analizat e deritanishme të MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri më tani masat e zbatuara rezultojnë me uljen e shkeljeve në trafik, ndërsa kemi ulje të aksidenteve. Ky është qëllimi kryesor i kontrolleve të përforcuara. Analizat e deritanishme tregojnë se kemi ulje në aksidentet në rrugë”, deklaroi Angellovski.

Ai shtoi se kontrollet në trafikun rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Angellovski: Kontrollet e përforcuara në trafik e kanë ulur numrin e aksidenteve shkruan Telegrafi.