Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot mes tjerash nga seanca e shtabit të krizës ka bërë apel deri tek Qeveria e Maqedonisë që të bëjë plane për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme që të parandalohet mbyllja e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pasojat e pandemisë në ekonominë e qytetit janë të mëdha. Këtë situatë e përshkruajnë të gjithë parametrat dhe statistikat. Komuna e Tetovës është e përbërë nga biznese të vogla dhe të mesme kurse bizneset e mëdha edhe pse nuk janë të shumta në numër, po përballen me mungesë të kërkeses nga tregu. Shpresoj se një ndër prioritetet e qeverisë së re do të jetë që të ballafaqohet me pasojat e kësaj krize. Për këtë kërkoj që të menaxhohen masa afatshkurta dhe afatgjate që të pengojmë mbylljen e bizneseve” thotë Arifi.

Sipas Arifit, Qeveria duhet të flas me bizneset dhe saktësisht të ndikojë në parandalimin e mbylljes dhe në pengimin e humbjes së vendeve të punës. /Telegrafi/

Arifi shpreson në ndihmën e Qeverisë për të parandaluar mbylljen e bizneseve në Komunën e Tetovës shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";