Para pak minutash ne rrugën malore mbi fshatin Strajan të Gostivarit është arrestuar 65-vjeçari me inicialet B.I që ditë më parë dyshohet të ketë kryer vrasjen e bashkëshortes së tij me thikë dhe sopat.

Policia gjatë ditës ka arritur ta lokalizojë vendndodhje e tij ku fshiheshe, ndërsa para 20 minutash ka arritur të bëjë edhe arrestimin e tij.

Edhe pse flitej se personi në fjalë mund të ishte i armatosur dhe i rrezikshëm ai gjatë arrestimit nuk ka bërë asnjë rezistencë, por i është bindur thirrjes së policisë për t’u dorëzuar.

Ndërkohë ekipet hetuese të policisë po hetojnë vendin për të gjetur armët e krimit si provë materiale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arrestohet burri që vrau gruan në Gostivar shkruan Telegrafi.