Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, ka lëshuar akuza në drejtim të pushtetit në lidhje me menaxhimin me situatën me coronavirusin në vend.

Nga kjo parti kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, pasi sipas tyre, mund të ketë pasoja edhe më të rënda.

“Rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve dëshmon për keq menaxhimin e vazhdueshëm të qeverisë me situatën e krijuar nga pandemia Covid19! E ky keq menaxhim dëshmohet nga pozicionimi i Maqedonisë së Veriut në vendin e 130-të për nga mënyra e menaxhimit të krizës me Coronavirusin. Në kohën kur të gjitha shtetet përreth lajmërojnë për uljen e numrit të të infektuarve, tek ne ky numër po rritet. Me këto të dhëna, Maqedonia e Veriut vendoset në listën e “zezë”- që do të thotë restrikcione, respektivisht ndalesë për udhëtim të banorëve tanë jashtë shtetit. E njëkohësisht edhe ardhje të
qytetareve nga shtetet tjera këtu”.

“Kjo sjell vështirësi për çdo qytetarë të vendit tonë dhe thellon edhe më tepër situatën ekonomike, e cila edhe ashtu është mjaft e vështirë. Këto janë fakte të mjaftueshme të cilat ngarkojnë me përgjegjësi ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, koordinatorin e shtabeve të krizës së komunave Bujar Osmani, anëtarët e shtabit të krizës dhe të gjithë të angazhuarit për menaxhim të krizës, të cilët së paku nga aspekti moral duhet të dorëzojnë dorëheqje të parevokueshme nga postet e tyre!”, tha nënkryetari i ASH-së, Vullnet Ferati.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ASH: Qeveria nuk tregon pjekuri për seriozitetin e situatës, duhen masa urgjente shkruan Telegrafi.