Asnjë deputetë ose një punonjës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk do të izolohet për Covid-19.

Ky njoftim vjen për shkak se dy deputetë u infektuan me coronavirus.

Këtë për AIM-në e njofton drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Aleksandar Stojanov, i cili tha se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut respekton të gjitha masat dhe rekomandimet për parandalimin e Covid-19.

Deputeti Laze Tanevski nga LSDM sot përmes profilit të tij në Facebook njoftoi se është pozitiv me Covid-19, ndërsa dje shërbimet parlamentare informuan për deputetin Ismail Jahoski nga BDI./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Asnjë deputetë nga Kuvendi i Maqedonisë nuk do të izolohet shkruan Telegrafi.