Bashkimi Demokratik për Integrim me kërkesë të partive tjera, ka publikuar agjendën për takimin e përbashkët të liderëve të partive shqiptare.

Nga BDI si pikë të parë për diskutim e kanë vendosur statusin e realizimit të përcaktimeve nga Deklarata e përbashkët për mandatin e kaluar, ndërsa do të diskutohet edhe për zgjedhjet e 15 korrikut.

“Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive parlamentare shqiptare nga 7 janari i vitit 2017 dhe takimet vijuese të partive tona politike si dhe të zotimit tonë për dakordësi për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues, për takimin e ditës së enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, ju propozojmë agjendën vijuese: Statusi i realizimit të përcaktimeve nga Deklarata e Përbashkët në mandatin
e kaluar; vlerësim i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut 2020; krijimi i Këshillit ndërpartiak në përputhje me Deklaratën e Përbashkët dhe përcaktimi i afateve për realizimin e objektivave të përbashkëta; të ndryshme”, thonë nga BDI.

Ata shtojnë se agjenda mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozim të pjesëmarrësve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BDI gjithashtu propozon formatin që kryetarët e partive të marrin pjesë me dy bashkëpunëtorë./Telegrafi/

BDI publikon agjendën për takimin e liderëve shqiptar shkruan Telegrafi.