Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se Shtabi i Krizës dhe Këshilli Ekonomik nuk mendon karantinë të plotë për sektorin hotelerik, përkatësisht mbylljen e plotë të këtij sektori, por kjo do të varet nga numri i të infektuarve në vend.

“Nëse ndodh ajo, ne do ta ndihmojmë sektorin turistik dhe hotelerik ashtu siç ishte deri tani:” tha Bekteshi

Ministri i Ekonomisë shtoi se ky sektor u përfshi në katër masat ekonomike që i miratoi Qeveria.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme që Maqedoni për herë të parë u shënuan 1.085 raste të reja me coronavirus./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bekteshi: Nuk po mendojmë karantinë të plotë për sektorin hotelerik appeared first on Telegrafi.