Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenzo Sera dhe këshilltarin për bashkëpunim ekonomik Roberto Ruiz Antolin.

Temë e takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve si dhe mundësitë dhe potencialet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Ambasadori Sera përgëzoi zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe uroi ministrin Bekteshi për rizgjedhjen Ministër i Ekonomisë.

“Ministri Bekteshi e informoi ambasadorin Sera për politikat dhe masat e zbatuara nga Qeveria lidhur me trajtimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia, kryesisht në drejtim të mbështetjes së ekonomisë”, thuhet në kumtesë.

Bekteshi shprehu falënderimet e tij për mbështetjen miqësore të Mbretërisë së Spanjës në proceset demokratike dhe euro-atlantike të vendit, dhe vuri në pah se ka ende mjaftueshëm hapësirë të madhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, kryesisht për shkak të faktit se Mbretëria e Spanjës është një nga vendet e pakta me të cilat Maqedonia e Veriut ka suficit të bashkëpunimit ekonomik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto të dhëna, siç theksoi ministri, janë një nxitje për të dy vendet për të punuar më shumë në drejtim të rritjes së tregtisë në periudhën e ardhshme, por edhe për të mbështetur kompanitë për të zgjeruar aktivitetet e tyre të biznesit në të dy vendet.

Bekteshi- Serra: Maqedonia e Veriut dhe Spanja kanë potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit tregtar shkruan Telegrafi.