Analisti Nuri Bexheti e sheh si vështirë të realizueshme idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar.

Bexheti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në Kushtetutën e Maqedonisë nuk shkruan nëse lejohet apo ndalohet të ketë kryeministër shqiptarë.

“Në rrafshin teorikë ajo bën por në rrafshin praktik nuk realizohet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bexheti thotë se është gabim që asnjëherë partitë shqiptare nuk kanë dërguar zëvendëskryeministra liderët e tyre por kanë dërguar njerëz me pak peshë.

Analisti thotë se ideja e propozuar nga BDI për kryeministër shqiptar është bërë për efekt elektoral por që sipas tij nuk është e keqe.

“Edhe për Talat Xhaferin thoshin se nuk mund të bëhet kryparlamentar por që u bë me disa kushtëzime të votave”.

Bexheti thotë se një kandidat për kryeministër i propozuar nga një parti puro-shqiptare vështirë se mund të bëhet por sipas tij një kryeministër shqiptarë mund të bëhet me ndonjë koalicion të madh parazgjedhor mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Si ide është e lakmueshme, ata duan të arrijnë efekt elektoral por vështirë e realizueshme”, tha ndër të tjera Nuri Bexheti./Telegrafi/

Bexheti: Kryeministër shqiptar mund të ketë nëse bëhet koalicion parazgjedhor mes partive shqiptare dhe maqedonase shkruan Telegrafi.