Në periudhën Janar – Qershor 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve u ul me 71.8 përqind. Ulja është 64.8 përqind për turistët vendas, ndërsa 74.8 përqind për turistët e huaj.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i qëndrimeve gjatë natës ka rënë me 71.3 përqind ose 64.1 përqind për vendas dhe 75.3 përqind për turistët e huaj.

Numri i turistëve në qershor të vitit 2020 ishte 5.210, ndërsa numri i qëndrimeve gjatë natës ishte 14.179. Në krahasim me qershorin 2019, numri i turistëve u ul për 95.6 përqind, ndërsa numri i qëndrimeve gjatë natës u ulë për 94.6 përqind.

Numri i turistëve vendas në qershor 2020, në krahasim me qershorin 2019 ra për 88.9 përqind, ndërsa numri i turistëve të huaj për 97.9 përqind.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numri i qëndrimeve njëditore të turistëve vendas u ul për 90.1, ndërsa të turistëve të huaj me 96.6 përqind.

Bie për 95 përqind numri i turistëve në Maqedoni shkruan Telegrafi.