Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbimeve të Ujit (KRRE) me Projektligjin për Mbeturinat Komunale, i cili është në fazën përfundimtare të miratimit, do të jetë përgjegjës për përcaktimin e çmimeve të mbetjeve komunale në mënyrë që këtë vit kompetencat e tij në fushën e shërbimeve të ujit të rriten, njoftoi për AIM-n kryetari i KRRE Marko Bislimoski.

“Për më tepër, ne jemi ende të përkushtuar që KRRE të marrë plotësisht kompetencën për të përcaktuar çmimet e shërbimeve të ujit, sepse deri më tani ne përcaktojmë vetëm çmimin minimal dhe maksimal, ndërsa pastaj këshillat e komunave sjellin çmimet përfundimtare brenda kësaj kornize. Ne kërkojmë nga KRRE që të sjellë çmimet përfundimtare për shërbimet e ujit”, theksoi Bislimoski.

Në fushën e shërbimeve të ujit, shtoi ai, KRRE tashmë ka vendosur çmimin minimal dhe maksimal për shërbimet e ujit dhe 95% e ndërmarrjeve publike janë brenda çmimeve, domethënë çmimi minimal është pak më i ulët se ai ekzistues, ndërsa ai maksimal pak më i lartë./Telegrafi/

Bislimovski: Do të rriten kompetencat e KRRE-së në pjesën e shërbimeve të ujit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";