Ministria e Transportit dhe Lidhjeve deri në fund të vitit do të ketë investime kapitale në nivel prej 80 përqind, siguron Ministri Blagoj Boçvarski.

Ai theksoi se edhe në kushtet e krizës, projektet nuk ngadalësohen, por zbatohen me intensitet edhe më të madh.

Ai shtoi se tregues i kësaj, siç theksoi ai, është rritja e sektorit të ndërtimit në tremujorin e tretë me 3.4 përqind, si dhe fakti që pothuajse në të gjitha ndërmarrjet e ndërtimit nuk ka largime nga puna.

“Kemi hyrë në një periudhë kur kriza e pandemisë kishte ndikim të fortë në dinamikën e ndërtimit të projekteve kapitale, por me punë të përkushtuar dhe menaxhim të mirë, nuk lejuam të ndalojmë. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, edhe në kushtet e kësaj krize shëndetësore, mbetet motori i ekonomisë së brendshme”, tha Bllagoj Boçvarski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Boçvarski: Në kushte pandemie, MTL mbetet motori i ekonomisë së brendshme appeared first on Telegrafi.