Në Spitalin për Gjinekologji dhe Akusheri “Nëna Terezë” në Çair, për herë të parë pas katër dekadave janë rinovuar nëntë sallat për operacione gjinekologjike.

Bëhet fjalë për rikonstruimin e hapësirave prej 420 metrave katror, me rinovimin e nëntë sallave ekzistuese për operacione dhe vendosjen e furnizimit qendror për gaz, si dhe renovimin e departamentit për mjekim intensiv dhe reanimacion, në vlerë prej 86.061.823 denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë thekson se paralelisht me aktivitetet për rikonsturim dhe sigurim të pajisjeve të reja mjekësore, është kryer edhe plotësim të kuadrit dhe avancim të të punësuarve.

Në tre vjetët e fundit në këtë spital janë pranuar gjithsej 46 punonjës shëndetësor, prej të cilëve 11 mjek, 13 motra medicinale, pesë akusherë dhe kuadër tjetër mjekësor dhe jomjekësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu janë dhënë leje për pesë specialistë, dy nga fusha e anesteziologjisë dhe nga një në mjekësinë biokimike, pediatri dhe gjinekologji dhe akusheri./Telegrafi/

Çair, pas 40 viteve rinovohen sallat për operacion në Spitalin Gjinekologjik shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";