Që nga hapja e çerdheve më 9 shtator, deri sot janë regjistruar gjithsej 142 raste me coronavirus, prej të cilëve 33 janë fëmijë, ndërsa 109 të punësuar.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, tha se në izolim janë 107 të punësuar dhe 650 fëmijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se numri i madh i fëmijëve që janë në izolim, është për shkak se një rast pozitiv e çon në izolim një grup prej së paku 15 fëmijëve.

Shahpaska vlerësoi se gjendja në çerdhe është nën kontroll, pasi siç tha, mund të shihet numri i ulët i rasteve pozitive dhe personave në izolim, duke pasur parasysh se për momentin 11 mijë fëmijë janë në çerdhje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Çerdhet në Maqedoni: 33 fëmijë dhe 109 punonjës janë infektuar me COVID-19 appeared first on Telegrafi.