Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, në kuadër të aktiviteteve të sotme, realizoi vizitë pune në departamentet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kriva Pallankë, Kratovë, Probistip dhe Sveti Nikollë, ku gjithashtu pati takime pune me drejtuesit e katër departamenteve.

Sigurimi i zgjedhjeve parlamentare, menaxhimi me pandeminë Covid-19 dhe luftimi i të gjitha formave të krimit ishin temat e diskutuara në këto takime pune.

Nga ana e drejtuesve të katër departamenteve të policisë, Çulev u informua se ciklet e fundit të zgjedhjeve u mbajtën në atmosferë të qetë, pa incidente serioze.

Çulev: MPB-ja do të garantojë zgjedhje të ndershme, të qeta dhe demokratike shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";