Ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev në TV Alfa tha se po identifikohen qytetarët në dyqanin e famshëm në Çair gjatë karantinës 80 orëshe në Shkup, e që u incizuan nga TV Telma e ku shihej se si policia nuk vepronon edhe pse ndodheshin në atë objekt.

“Po bëhet identifikimi i personave dhe veprohet menjëherë ditën e ardhshme. Po bëhet identifikimi i personave që kanë pasur disa grupime apo shkelje të tjera të ndalesës për lëvizje dhe ju ngriten parashtresa. Pjesa më e madhe kanë përfunduar ndërsa për rastin konkret është ngritur procedurë kundër zyrtarëve policor”, tha Çulev.

Ai shtoi se ka qenë i vetmi që në mbledhjen e fundit qeveritare ka votuar kundër Dekretit që jepen udhëzime të vazhdojnë aktivitetet zgjedhore pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak se, sipas tij, policia nuk ka kohë të përgatitet./Telegrafi/

Çulev: Po identifikohen dhe kërkohen blerësit te shitorja në Çair shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";