Është djegur një makinë në mëngjesin e sotëm në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup.

Policia e Tetovës informon se nuk ka të lënduar.

“Sot në orën 08:55 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup është djegur një makinë në lëvizje e tipit Mercedes. Makina ka qenën nën pronësi të një kompanie nga Tetova, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. Është dëmtuar pjesa e përparme e makinës”, thonë nga SPB Tetovë.

Pas djegies së makinës, kanë intervenuar zjarrfikësit dhe policia e Tetovës, të cilët për një kohë të shkurtë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Digjet një makinë në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup shkruan Telegrafi.