Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer zjarr në rrugën “Dimitar Vllahov”, ku është djegur një veturë “Audi A4” në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Këtë mëngjes në orën 02:30 në SPB-Shkup u paraqit se një zjarr ka shpërthyer në një vend parkimi në rrugën “Kej Dimitar Vllahov”, gjatë së cilës është djegur bari i thatë dhe pjesa e pasme e një automjeti të parkuar “Audi 4″, pa targa në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Nga atje ata informojnë se zjarri është shuar nga Njësia e Zjarrfikësve të Shkupit./Telegrafi/

Foto: TV21

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Digjet një veturë e Qeverisë së Maqedonisë shkruan Telegrafi.