“Pas shumë parametrave, me vendim historik të BE-së në mars të këtij viti për nisjen e negociatave për anëtarësim, Maqedonia e Veriut realizoi edhe një qëllim strategjik dhe me përgatitje dhe ambicie e pret hapjen konkrete të negociatave”.

Këtë sot e deklaroi ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, në fjalimin e tij në video-konferencën në kuadër të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJ).

“PBEJ është e përkushtuar për aspiratat eurointegruese për të gjitha vendet partnere, si një nga iniciativat më të vjetra rajonale, ndërsa deri tani ka dhënë kontribut të madh për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik në Evropën Juglindore”, tha Dimitrov.

Në këtë video-konferencë, përveç shefave të diplomacive të vendeve anëtare të PBEJ, kanë marrë pjesë edhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Oliver Varhelyi dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dimitrov: Me vendimin për nisjen e negociatave me BE, realizuam edhe një qëllim strategjik shkruan Telegrafi.