Zëvendeskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vend, Dirk Jan Kop. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim bilateral, me theks në projektet e përbashkëta në dritën e realizimit të agjendës evropiane të Maqedonisë së Veriut në periudhën që vijon.

“Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, forcimi institucional në kontekst të kapaciteteve dhe efikasitetit, janë shenjë mbrojtëse të Holandës, një nga modelet e vendeve anëtare të BE-së drejtë të cilave aspirojmë. Aspirata është e arritshme pikërisht përmes procesit eurointegrues, detyra e të cilit është harmonizimi jo vetëm për legjislacionit, por edhe me standardet evropiane si dhe kushte më të mira për jetesën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha Dimitrov në takim.

Në këtë kontekst zëvendëskryeministri Dimitrov shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e ndërsjellë në kuadër të programit MATRA, veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh fokusin e tij në fushat e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe demokracisë.

Dimitrov në takim me Jan Kop: Bashkëpunimi me Holandën do të vazhdojë edhe në të ardhmen shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";