Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov njoftoi në profilin e tij në Facebook se dje gjatë vizitës së tij të punës në Greqi, në Athinë pati takim me homologun e tij grek Nikos Dendias.

“Folëm për marrëdhëniet e mira bilaterale dhe mundësinë ta plotësojmë faqen e re të miqësisë me projekte konkrete me interes të përbashkët. Biseduam gjithashtu edhe për të ardhmen tonë të BE-së, çështjet aktuale në rajon dhe në botë, me theks në pandeminë dhe si të përballemi me sfidat që i kemi përpara”, shkroi Dimitrov.

Për takimin u prononcua në Twitter edhe shefi i diplomacisë greke, i cili shkroi se me Dimitrovin diskutuan për bashkëpunimin midis dy vendeve në luftën kundër Kovid-19, situatën aktuale në rajon, dhe e përgëzuan për zgjedhjen si deputet të ri në Parlament.

Dimitrov në takim me ministrin grek Dendias, diskutojnë për marrëdhëniet në mes dy vendeve shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";