Pas një pauze prej një viti, si shkak i pandemisë COVID-19 dhe për shkak të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, sot do të duhet të mbahet mbledhja e përbashkët e komisionit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për të përmbushur marrëveshjen e vitit 2018 për fqinjësi të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temat e komisionit sot do të jenë problemet faktike historike mes dy vendeve. Gjithashtu, do të flitet edhe për librat e klasës së shtatë në Maqedoni dhe heqja e pjesëve problematike për shtetin bullgar.

Për këtë takim, nga ekipi negociator i dy shteteve për të treguar detaje sot pas takimit, Dragji Gjorgiev dhe Angel Dimitrov do të dalin në konferencë shtypi për tu përgjigjur në pyetje gazetarësh. /Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Dita e dytë e diskutimeve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në komisionin për fqinjësi të mirë appeared first on Telegrafi.