Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njoftoi se 15 korriku, e mërkurë, është ditë pushimi për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dita e pushimit vjen për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve kuvendare, të cilat duhej të mbaheshin më 12 prill të këtij viti dhe u anuluan për shkak të coronavirusit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shpallja e 15 korrikut ditë pushimi është në pajtim me konludimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, pra më 14 korrik do të votojnë personat e sëmurë kronikë, të dobëtit dhe personat e sëmurë ndërsa një ditë më herët do të votojnë personat që janë të infektuar me coronavirus dhe personat të cilët ndodhen në vetizolim/Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dita e mërkurë (15 korrik) është ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë shkruan Telegrafi.