Dy epidemiologë dhe dy punonjës teknik në Qendrën për Shëndet Publik – Shkup janë pozitiv me coronavirus.

Drejtori i QSHP-së, Arben Ziberi në konferencë për shtyp sot bëri të ditur se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, në shërim shtëpiak prej ku i kryejnë obligimet e tyre të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Epidemiologët tanë në shtëpi me telefon bëjnë anketa”, tha Ziberi.

Ai tha se të gjithë epidemiologët e tjerë janë testuar dhe janë negativ. Ziberi tha se poashtu janë testuar punonjësit në DAP, ku pozitiv rezultoi drejtoresha Sanja Llukarevska, në Inspektoratin e Punës, ku ka pasur një person me coronavirus si dhe punonjës në disa institucione në Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy epidemiologë dhe dy teknikë nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup pozitiv me coronavirus shkruan Telegrafi.