Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë vizitës së tij sot në Strumicë, tha se 16 infermiere nga Klinika e Gjinekologjisë në Shkup janë në izolim për shkak të rrezikut nga Covid-19.

Filipçe theksoi se izolimi i infermierëve nuk kishte asnjë lidhje me rastin e fundit të ditës së hënë, kur një grua shtatzënë që lindi në “Remedika” më parë kishte dhënë informacion të rremë në anketën epidemiologjik të “GAK” dhe u paraqit rrejshëm se ishte mjeke.

“16 infermierë nga Klinika e Gjinekologjisë janë në izolim, por jo në këtë rast. Shumica e tyre kanë 14 ditë dhe do të kthehen në punë. Klinika po funksionon mirë dhe puna nuk është e kompromentuar”, tha Ministri Filipçe ndër të tjera./Telegrafi/

Filipçe: 16 infermiere janë në izolim për shkak të rrezikut nga Covid-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";