Qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është që të fillojë mësimi në mënyrë online, përveç në klasat e para ku është e nevojshme prania fizike e fëmijëve, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në vjeshtë, kur nuk e dimë se çfarë na pret dhe me çfarë do të përballemi, si të gjitha vendet në Evropë, do të jetë shumë e rrezikshme të lejoni fëmijët të kthehen në ambiente të mbyllura pa asnjë kufizim”, i tha Filipçe për “Kanal5”.

Ai theksoi rreziqet e përhapjes së infeksionit gjatë transportit drejt dhe nga shkollat, pastaj komunikimi i fëmijëve gjatë pushimeve, gjatë hyrjes në shkollë, në hapësirat e përbashkëta dhe korridoret.

Këtë qëndrim sot, tha Filipçe, e prezantoi në një seancë të Qeverisë dhe shtoi se diskutimi është ende në vazhdim dhe pret që Qeveria të arrijë në një vendim përfundimtar brenda disa ditësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Qëndimi përfundimtar, duke marrë parasysh të gjitha aspektet e tjera të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, besoj se Qeveria do të marrë një vendim të caktuar brenda ditëve të ardhshme”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se për nesër është planifikuar një mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive me përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në të cilën ata do të rishikojnë protokollet për punën e çerdheve./Telegrafi/

Filipçe: Komisioni është për mësim online, përveç klasave të para shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";