Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot realizoi takim me ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Keiko Haneda, me rastin e realizimit të grantit për pajisje mjekësore në disa institucione shëndetësore-publike.

Me këtë grant kumtuan sot nga Ministria e Shëndetësisë, plotësisht do të përforcohen kapacitetet në institucione. Procesi i realizimit është në vijim, nsërsa, siç paralajmërohet, do të përfundojë në periudhën në vijim.

“Japonia është miku ynë i madh dhe i sinqertë. Falënderohem për mbështetjen e tërësishme në këto vite të fundit në modernizimin dhe përparimin e sektorit shëndetësor. Ata janë me ne edhe në këto momente kur ballafaqohemi me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19. Në muajin qershor, përmes ndihmës urgjente të pakthyeshme, nga ambasada e Japonisë në partneritet me UNOPS e morëm ilaçin “Avigan” të destinuar për 100 pacientë të sëmurë me Kovid-19″, ka theksuar ministri Filipçe, citohet në kumtesën e MSH-së.

The post Filipçe: Realizohet grant për furnizim të pajisjes mjekësore në disa institucione shëndetësore-publike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";