Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se kjo rritje e madhe e rasteve me coronavirus është rezultat i mbledhjeve dhe takimeve familjare të fundjavës së 23, 24 dhe 25 maj, përkatësisht para dy javëve.

Ai tha se gjatë asaj jave myslimanët festonin festën e Bajramit ndërsa ortodoksët festën e “Shën Kirilit dhe Metodit”, dhe kishte karantinë të pjesshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë fundjavës përderisa kishte orë policore në disa komuna, epidemiologët i testuan kontaktet e pacientëve me coronavirus. Analiza tregoi se pjesa më e madhe janë sëmurë në takime familjare. Rreth 65% e rasteve aktive kanë ndërlidhje me raste tashmë të njohura, ndërsa 90% janë nga 41 klasterë në Shkup”, tha Filipçe.

Lexo po ashtu:

Konfirmohen edhe 127 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, pjesa më e madhe të të infektuarve të rinj janë asimptmatik dhe vetëm tetë pacientë ndodhen në ventilim mekanik./Telegrafi/

Filipçe: Rritja e rasteve është rezultat takimeve dhe grupimeve që ndodhën para dy javëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";