Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se shqyrtohet mundësia që në muajt e vjeshtës mbajtja e maskës të bëhet e obligueshme edhe në hapësira të hapura.

Ai gjithashtu tha se mendohet që të bëhet kufizim i numrit të mysafirëve në objektet hotelerieke dhe të ndalohet grupimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi jonë është që me kohë të vendosim masa që do të ndikojnë në parandalimin e virusit. Duam t’u ikim kufizimeve për lëvizje, por nëse kjo bëhet e domosdoshme, atëherë sigurisht që do ta bëjmë”, tha Filipçe.

Ai në konferencën e sotme informoi për gjendjen me coronavirusin në vend, duke thënë se edhe në vendin tonë por edhe në Evropë, pas përfundimit të verës, gjendja përkeqësohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Filipçe deklaroi se statistikat tregojnë që pacientët mbi 60-vjeç janë më të prekurit nga virusi COVID-19./Telegrafi/

Filipçe: Shqyrtohet mundësia që mbajtja e maskës të bëhet e obligueshme edhe në hapësira të hapura shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";