Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se shumica e personelit mjekësor në vend do të vaksinohen pasi të arrijnë dozat e para të vaksinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Filipçe ka thënë se janë duke u bërë përpjekjet e fundit administrative që të fillojë transporti i vaksinave.

“Shumica e personelit mjekësor janë të interesuar për të marrë vaksinën dhe për këtë ne jemi shumë të lumtur pasi personeli i vaksinuar do të thotë siguri gjatë punës” thotë Filipçe.

Sipas ministrit Filipçe, vaksinimi është proces i sigurtë dhe i vërtetuar nëpër laboratoret botërore. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Filipçe: Shumica e personelit mjekësor do të vaksinohet shkruan Telegrafi.