Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me ftesë të kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov, sot do të marr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë.

Në mbledhje në Sofje pritet që të bisedohet që vendi ynë të merr një pjesë nga dërgesa e vaksinave të para që do të arrijnë në Bullgari.

“Mbështetja nga vendet anëtare të BE-së është mekanizmi i dytë përmes së cilit vendi jonë do të siguroj vaksina kundër Covid-19. Deri më tani një ndihmë të këtillë vendit tonë i kanë ofruar edhe Polonia dhe Greqia”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Filipçe sot në Sofje, do të diskutojë për vaksinat anti-Covid shkruan Telegrafi.