Numrat e lartë me të infektuar me Covid-19, çdo ditë i mbushin spitalet nëpër qytetet e vendit. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, megjithatë pohon se spitalet kanë kapacitet që të pranojnë të sëmurë me Covid-19 dhe se spitali i improvizuar që gjendet në afërsi të Spitalit infektiv, është i zbrazur.

“Ka mjaftueshëm, përsëri ka nën 100 pacientë në spitalin ‘8 Shtatori’, sot, ja dita e dytë me radhë.

Në Klinikën infektive ende ka vende të lira, spitali i improvizuar është tërësisht i zbrazur dhe në repartet e tjera infektive ka vend të lira mjaftueshëm.

Diçka më pak ka në Ohër dhe Manastir, por edhe kjo po menaxhohet, ndërsa në qytetet tjera ka mjaftueshëm”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Filipçe: Spitalet kanë kapacitet për pacientë, spitali i improvizuar është tërësisht i zbrazët shkruan Telegrafi.