Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka bërë thirrje që qytetarët t’i mbajnë maskat në ambiente të hapura, në mënyrë që sipas tij, të ulet numri i rasteve me coronavirus.

Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Filipçe thotë se vjen periudha kur moti po ftohet, ndërsa ajri do të jetë i ndotur. Kur moti është ftohtë është shumë me rëndësi secili prej nesh të kujdeset për shëndetin personal, dhe madje edhe nga ftohja dhe gripi sezonal.

“Në këtë kuptim, mbulimi i gojës dhe hundës, maskë, shall mundëson të thithim ajër të ngrohtë, të mos gjendemi në grupin në të cilin ka bartës së virusit dhe të shmanget ndikimi i dëmshëm i grimcave PM 10 për të cilat ka dëshmi se i mundësojnë virusit të udhëtojë më larg nga rruga e zakonshme të pikave të gëlbazës gjatë të folurit”, thotë Filipçe./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filipçe: Të mbahen maskat në ambiente të hapura, që të ulet numri i rasteve të reja appeared first on Telegrafi.